Follow Us:

Rreth Nesh

Studio MARKA IME operon prej vitesh në fushën e pronësisë Industriale duke ofruar për një gamë të gjërë shërbimesh. Vendosmëria për të bërë më të mirën për mbrojtjen e interesave të klientëve tanë, sjell që çdo çështje të trajtohet me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, për të zgjidhur, por edhe parandaluar problemet ligjore të mundshme.

Duke synuar arritjen e suksesit për cdo rast, ne ofrojmë këshilla të drejtpërdrejta për klientët që kërkojnë zgjidhje eficente kundrejt një kostoje të arsyeshme dhe të drejtë.. Puna jonë udhëhiqet nga parimi i besnikërisë ndaj klientit dhe falë këtij parimi themelor tashmë ne kujdesemi për shumë kompani kombetare dhe ndërkombëtare. Ne orientojme klientët tanë të mbrojnë, zhvillojnë dhe shfrytëzojnë identitetin duke dhënë këshilla në markën tregtare, dizenjot industriale, treguesit gjeografik, të drejtat e autorit etj.

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh të personalizuara, nga arkivimi i shpejtë dhe i thjeshtë deri në konsulencë dhe strategji të thelluar, të udhëhequr nga avokatë, madje edhe për aplikimet më komplekse të markave. Sigurohuni të drejtoheni në vendin e duhur, pasi vetëm një firmë ligjore e markave tregtare mund t’ju ofrojë këshilla ligjore aktuale.

Ne do të analizojmë kërkesën tuaj, duke kryer kerkime paraprake nëse marka juaj përmbush të gjitha kriteret ligjore për tu REGJISTRUAR , duke ofruar zgjidhje dhe rekomandime që procesi të jetë plotësisht i suksesshëm.
Pasi të keni rënë dakord për një plan veprimi, avokati juaj do të bashkojë dhe të paraqesë kërkesën tuaj, duke u siguruar që të shmangni problemet që hasen shpeshherë të cilat mund t’ju çojnë në refuzim të kërkesës. Pjesa dërrmuese e konkurentëve nuk janë firma juridike dhe u ndalohet ligjërisht dhënia e këshillave juridike. Ata procedojnë vetëm me plotësim formularësh, pa mundësi reale per regjistrim aktual të markës.
Ne i ofrojmë të gjitha këto shërbime, me ritme konkuruese dhe ajo çka është më e rëndësishme, me rezultate reale dhe efikase.

❝ Studio MARKA IME gjithashtu trajton çështje civile, penale, administrative dhe tregtare. ❞
❝ Ajo çfarë na diferencon nga të konkurentët tanë është eksperienca ndër vite në fushën e Pronesinë Industriale, shërbimet ndiqen nga ekspertë dhe avokat i licencuar dhe me përvojë. ❞
pic-13j

Marka Ime

Mund të na vizitoni në orarin e punës

MARKA IME u themelua nga AV. MORENO MALEVI i regjistruar si përfaqesues i Autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, me nr. Liçense 153.
Së bashku me ekipin e tij ka vendosur të krijojë MARKA IME.AL për të kuptuar rëndësinë e pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e markave tregtare, disenjove industriale, të drejtave të autorit etj.

E Hënë - E Mërkurë 08:00 AM - 05:00 PM
E Enjte - E Premte 08:00 AM - 05:00 PM
E Shtunë - E diel 08:00 AM - 01:00 PM