Design Industriale

Çfare eshte Dizanji Industrial?

*Dizajni Industrial perfshin anen e jashtme te artikullit, e cila eshte ne kontakt te pare me syrin e njeriut, si aspekti estetik dhe dekorativ. Dizajni perbehet nga karakteristikat tridimensionale, si forma ose siperfaqja e artikullit, ose nga tipare dydimensionale, si motive, vija ose ngjyra.

*Dizajnet industriale zbatohen ne nje game te gjere produktesh te industrive dhe artizanatit, qe nga instrumentet teknike e mjekesore, tek orat, bizhuterite dhe mallrat e tjere luksi; nga programet kompjuterie didaktike dhe pajisjet elektroshtepiake te strukturat arkitekturore ; nga dizajnet e tekstilit te mallrat e argetimit.

DIZAJNI INDUSTRIAL

Dizanji Industrial

Perse mbrohet Dizanji Industrial?

*Dizajnet industriale jane ato qe e bejne nje artikull unik dhe terheqes. Per rrjedhoje, ato i shtojne vleren tregtare nje produkti dhe rrisin mundesite per tregtimin e tij.

*Kur dizajni industrial mbrohet, pronareve, individit ose shoqerise qe ka regjistruar dizajnin, ju sigurohet e drejta eksluzive kundrejt kopjimit ose imitimit te paautorizuar te dizajnit nga palet e treta. Kjo ndihmon qe te merret nje fitim I drejte nga investimet. Nje sistem efektiv mbrojtjeje I sjell perfitime konsumatoreve dhe publikut ne teresi duke nxitur praktikat e konkurences se drejte dhe tregtise se ndershme.

Si mund te mbrohet Dizanji Industrial?

*Ne menyre qe te gezoje mbrojtje, dizajni industrial duhet te regjistrohet, ne baze te Ligjit per Dizajnin Indistrial. Me qellim qe te regjistrohet, dizajni duhet te jete “ I ri “ ose “origjinal”. “I ri” nenkupton qe asnje dizajn I njejte apo I ngjashem te mos kete ekzistuar me pare. Kur dizajni regjistrohet, leshohet nje certificate regjistrimi. Periudha e mbrojtjes zgjat per 5 vjet, me mundesine e riperteritjes se metejshme deri me 25 vjet.