Përfaqesim Ligjor të kualifikuar në të tre shkallët e gjykimit
Mbi bazen e kesaj mareveshje do te lejohet që qeveria Britanike të transferojë shtetasit legjitimë shqiptarë nga burgjet e Mbretërisë se Bashkuar për në vendin e tyre, për të kryer pjesën tjetër të dënimit. Gjithashtu, të burgosurit britanik në Shqipëri do të transferohen në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Në të dy rastet, i burgosuri do të kryejë dënimin e vendosur nga gjykata. Por, transferimi në një burg në vendin e tyre synon që të rrisë mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri, si për shembull duke lejuar
një kontakt më të madh me familjen e tyre.Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë mbi Transferimin e Personave të Dënuar” u nenshkrua ne 15 Janar 2013 në Londër nga ish Ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi, dhe homologu i tij britanik, z. Jeremy Wright, Ministër për Burgjet e Britanisë dhe u miratua me Ligjin Nr.98 date 18.03.2013.